Grabitet shtëpia e kardinalit shqiptar Ernest Simoni në Firence, dëmi 30 mijë euro
Kardinali Ernest Simoni ITALI- Banesa e kardinalit shqiptar Ernest Simoni është grabitur në qendër të Firences ndërsa ai ndodhej në Londër për një takim me Mbretin Charles III. Autorët kanë hyrë me forcë në apartament dhe kanë marrë para, sende ari, bizhuteri, medalje dhe objekte të tjera, me një vlerë totale që përllogaritet rreth 30 mijë euro. Sipas mediave italiane, grabitja ka ndodhur në banesën në Piazza Duomo në një apartament në pronësi të Kishës ku 97-vjeçari jeton së bashku me nipin e tij Tonin Simoni. Në momentin e ngjarjes as kardinali dhe as nipi i tij nuk ndodheshin në shtëpi. Autorët kanë përdorur dalta për të shembur një pjesë të murit pranë derës dhe më pas kanë hapur me forcë derën e blinduar. Brenda...
Burimi:
zeri.ai