Grabitet shtëpia e kardinalit Ernest Simoni në Firence: Hajdutët marrin 30 mijë euro dhe lejen e qëndrimit

Grabitet shtëpia e kardinalit Ernest Simoni në Firence: Hajdutët marrin 30 mijë euro dhe lejen e qëndrimit

Banesa e kardinalit shqiptar Ernest Simoni në Piazza Duomo, në qendër të Firences, është rënë pre e një grabitjeje, ndërsa 97-vjeçari ndodhej në Londër për një takim me Mbretin Charles III. Autorët arritën të futeshin në apartamentin e Kuries duke shembur një pjesë të murit me dalta dhe duke hapur derën e blinduar, nga ku morën një plaçkë që vlerësohet rreth 30 mijë euro. Përveç parave në dorë, bizhuterive dhe medaljeve të floririt, hajdutët morën edhe lejen e qëndrimit të kardinalit. Nipi i tij, Tonin Simoni, i cili jeton me të në këtë banesë, deklaroi se grabitësit duhet t’i kishin vëzhguar pasi dinin me saktësi se shtëpia ishte bosh. Karabinierët dhe policia shkencore kanë nisur hetimet dhe po ekzaminojnë pamjet e kamerave të sigurisë në zonë. Detajet...