‘Google’ sfidon ‘Nvidia’-n, prezanton dy procesorë të rinj për inteligjencën artificiale
“Google” ka prezantuar dy sisteme të reja procesorësh për inteligjencën artificiale, duke zgjeruar përpjekjet për të konkurruar me “Nvidia”-n në tregun global të çipave të avancuar për IA-në, raportoi “Reuters”. Sistemet e reja, të quajtura “TPU 8tx” dhe “TPU 8i Max”, janë versione të specializuara të njësive të përpunimit tensorik (TPU) të gjeneratës së tetë të “Google”. Ato janë projektuar për të përmbushur nevoja të ndryshme të kompanive dhe institucioneve, që përdorin teknologjinë e inteligjencës artificiale. “TPU 8tx” synon kryesisht institucionet qeveritare dhe kompanitë, që operojnë në sektorë të rregulluar, ku mbrojtja e të dhënave konfidenciale është thelbësore. Sistemi përfshin teknologji sigurie të integruar në nivelin e pajisjeve, e cila mbron informacionin dhe parametrat e modeleve të inteligjencës artificiale edhe gjatë përpunimit të tyre. “Google”...
Burimi:
kultplus.com