Golat e blerjeve të verës nuk mjaftojnë, Bayern nuk merr dot më shumë se një pikë ndaj Augsburg (video)

Golat e blerjeve të verës nuk mjaftojnë, Bayern nuk merr dot më shumë se një pikë ndaj Augsburg (video)

Bayern Munich barazoi 2-2 ndaj Augsburg, në sfidën e vlefshme për javën e pestë të Bundesligës. Menjëherë sapo nisi ndeshja dhe në topin e kthyer mbrapsht drejt Manuel Neuer, portieri gjerman bëri nga ato daljet e tij të zakonshme, por që këtë herë gaboi rëndë dhe pa topin e goditur nga Robin Fellhauer që përfundoi në rrjetë, pas vetëm 6 sekondash lojë. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Augsburg. Në minutën e 51-të, Luis Diaz gjen golin, por që anullohet për pozicion jashtë loje. Bayern barazoi shifrat në minutën e 55-të, me Ismael Saibari. Pas një topi të gjatë Joshua Kimmich dhe asistit të Harry Kane, Saibari nuk e kishte të vështirë të gjente rrjetën. Në minutën e 64-të, Augsburg gjen golin e dytë, ku...