Gogu: Një drejtësi e fortë ndaj krimit e korrupsionit duhet të jetë po aq e fortë në mbrojtje të të drejtave të qytetarit

Gogu: Një drejtësi e fortë ndaj krimit e korrupsionit duhet të jetë po aq e fortë në mbrojtje të të drejtave të qytetarit

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, prezantoi sot, së bashku me Këshillin e Europës, projektndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, duke hapur konsultimin publik për një ndërhyrje të gjerë në legjislacionin procedural penal. Në qendër të ndryshimeve janë paraburgimi, alternativat ndaj arrestit në burg, forcimi i garancive procedurale dhe mbrojtja e të drejtave të individit. Në prani të Kryeministrit, përfaqësuesve të Këshillit të Europës dhe drejtuesve të institucioneve të drejtësisë, Gogu e nisi fjalën me rastin e Afërdita Hysës, të shqyrtuar nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut, për të theksuar rëndësinë e arsyetimit të çdo vendimi që kufizon lirinë e individit. Ministri solli në vëmendje të dhënat e Këshillit të Europës, sipas të cilave, në vitin 2024, pothuajse gjashtë në dhjetë persona në institucionet...