Gogu nga Mali i Zi: Forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit, në fokus të integrimit në BE

Gogu nga Mali i Zi: Forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit, në fokus të integrimit në BE

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, përmes një njoftimi të publikuar në rrjetet sociale, ka përmbledhur vizitën e tij dyditore në Mal të Zi, duke vënë theksin te dialogu intensiv dhe angazhimi i përbashkët për forcimin e shtetit të së drejtës, luftën kundër korrupsionit dhe përshpejtimin e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian. Gjatë punimeve të Forumit Ministror BE–Ballkani Perëndimor për Drejtësinë dhe Punët e Brendshme, ministri Gogu zhvilloi një sërë takimesh bilaterale me përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian dhe homologë të rajonit. Në kuadër të këtij aktiviteti, ai u takua me Komisionerin Evropian për Demokracinë, Drejtësinë, Shtetin e së Drejtës dhe Mbrojtjen e Konsumatorit, Michael McGrath, si dhe me Ministrin e Drejtësisë, Punëve të Brendshme dhe Migracionit të Irlandës, Jim O’Callaghan. Po ashtu, agjenda...