Goditje nga ish-bashkëpunëtori/ Ish deputeti i LVV kallëzon Kurtin për shkelje të rënda

Goditje nga ish-bashkëpunëtori/ Ish deputeti i LVV kallëzon Kurtin për shkelje të rënda

Një zhvillim i papritur ka tronditur politikën në Kosovë, pasi ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka bërë të ditur se ka dorëzuar një kallëzim penal ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe zyrtarëve të tjerë pranë Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës. Lajmin e ka bërë publik vetë Abazi përmes një postimi në rrjetet sociale, ku deklaron se kallëzimi lidhet me pretendime për tre vepra penale. Sipas dokumentit të publikuar prej tij, kallëzimi penal lidhet me pretendimet për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”, “pengim të funksionimit të institucioneve kushtetuese” dhe “mosekzekutim të vendimeve gjyqësore”. Në kallëzimin e tij, Abazi pretendon se Albin Kurti, duke ushtruar njëkohësisht detyrën e kryeministrit në detyrë dhe mandatin e deputetit, ka refuzuar të përmbushë detyrimet kushtetuese që lidhen...