Goditje në politikën hungareze/ Parlamenti i hap rrugë hetimeve, i heq imunitetin kryeministrit
Parlamenti hungarez ka pezulluar imunitetin parlamentar të kryeministrit Péter Magyar dhe dy ish-ministrave të qeverisë së Viktor Orbanit, Balázs Hankó dhe Miklós Seszták, duke i hapur rrugë vijimit të procedurave hetimore ndaj tyre. Vendimi u mor me 139 vota pro, pa vota kundër apo abstenime. Deputetët e Fidesz dhe KDNP nuk morën pjesë në votim. Në rastin e kryeministrit Magyar, çështja lidhet me një incident të vitit 2024 në një klub nate në Budapest. Sipas prokurorisë, ai dyshohet se i ka marrë telefonin një personi që po e filmonte dhe më pas e ka hedhur pajisjen në lumin Danub. Magyar e ka kërkuar vetë heqjen e imunitetit, duke argumentuar se çështja duhet të trajtohet nga drejtësia. Hankó Balázs, ish-ministër i Kulturës dhe Inovacionit dhe deputet...
Burimi:
ntv.al