Goditje e rëndë! Skënderbeu mund Partizanin dhe e dërgon në vendin e fundit, Laçi ia del me Vorën

Goditje e rëndë! Skënderbeu mund Partizanin dhe e dërgon në vendin e fundit, Laçi ia del me Vorën

Partizani po vuan shumë aq sa tashmë ka prekur fundin e renditjes. Të kuqtë kanë probleme të mëdha në këtë sezon dhe as ndryshimi i trajnerit, nuk po prodhon më rezultat. Sot Skënderbeu ka fituar në transfertë ndaj Partizanit në shifrat 0-2. Totre në minutën e 56 dhe më pas Janaqi në të 88, vendosën për fitoren e korcarëve. Pas kësaj humbje, Partizani mban vendin e fundit, ndërkohë Skënderbeu, gjendet në vendin e shtatë. Nga ana tjetër Laci është rikthyer te fitorja teksa goli i Kurtit në minutën e 73, ka mjaftuar për tre pikët kundër Vorës. /Sport Ekspres/