Goditja e mafias në Europë, të paktën 30 të arrestuar për bankën okulte dhe pastrimin e 68 milionë eurove!
Një rrjet financiar i dyshuar në shërbim të organizatave mafioze, që dyshohet se ka qarkulluar miliona euro përmes faturave fiktive dhe kriptomonedhave, është goditur nga autoritetet italiane në një operacion të shtrirë në Itali, Spanjë dhe Zvicër. Në kuadër të hetimit janë lëshuar masa sigurie për 30 persona, ndërsa janë sekuestruar pasuri me vlerë mbi 21 milionë euro. Operacioni u zhvillua nga Guardia di Finanza e Milanos dhe Monza-Brianza, nën koordinimin e Drejtorisë së Antimafias pranë Prokurorisë së Milanos. Sipas hetuesve, në rrjet dyshohet se janë përfshirë persona të lidhur me tri organizata kriminale: ’Ndrangheta-n, Camorra-n dhe të ashtuquajturën “Mafia e Katërt”, që i referohet krimit të organizuar në zonën e Foggias. Hetimi ka zbuluar një sistem të mirëorganizuar, të cilin autoritetet e kanë cilësuar...
Burimi:
javanews.al