Goditja e madhe e Partizanit, Spahiu kontratë dy vjeçare me të kuqtë

Goditja e madhe e Partizanit, Spahiu kontratë dy vjeçare me të kuqtë

Njoftimi i Partizanit FK Partizani ka kënaqësinë të zyrtarizojë arritjen e marrëveshjes me mesfushorin ofensiv Sebastjan Spahiu. 26 vjeçari, bashkohet me të kuqtë pas eksperiencës së fundit pozitive te Shkëndija e Tetovës, skuadër me të cilën u aktivizua edhe në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës. Mesfushori shkodran ka firmosur me Partizanin një kontratë dy vjeçare, me opsion rinovimi për një sezon tjetër. Transferimi u realizua edhe falë angazhimit të veçantë të ish-sulmuesit të Partizanit, Xhevahir Sukaj. Lojtari i cili është prezantuar nga presidenti i klubit, Gazment Demi rikthehet në Abissnet Superiore pas përvojave të mëparshme me Laçin dhe Egnatian. Post navigation