Goditet rrjeti i shpërndarësve të drogës në Sarandë, 20 të arrestuar
Një operacion i gjerë antidrogë është finalizuar në Sarandë pas një hetimi proaktiv dy mujor të zhvilluar nga Policia, në bashkëpunim me Prokurorinë. Operacioni, i koduar “Vjeshta”, ka çuar në arrestimin dhe ndalimin e 20 personave, ndaj të cilëve Gjykata e Sarandës kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”. Në kuadër të operacionit janë sekuestruar dy armë zjarri pistoletë, sasi kokaine dhe kanabisi, katër automjete, 19 telefona celularë dhe një shumë parash në lekë dhe euro. Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, Forcën Kombëtare të Sigurisë, njësitë operacionale të Fierit dhe Tiranës, si dhe strukturat vendore të Policisë në Tiranë, Elbasan dhe Gjirokastër. Gjatë kontrolleve në bazë të vendimeve të gjykatës, dy prej të arrestuarve,...
Burimi:
syri.net