No Image Available

Goditet rrjeti i prostitucionit në Kosovë, identifikohen 155 vajza nga Shqipëria

Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion të gjerë në të gjithë vendin, në kuadër të luftës kundër prostitucionit dhe trafikimit të qenieve njerëzore. Aksioni, i koduar “Vjeshta 2026”, u zhvillua nga 3 deri më 17 nëntor dhe përfshiu lokale me muzikë live, qendra masazhi dhe ambiente të lidhura me aktivitetin e eskortës. Sipas të dhënave zyrtare, kontrollet u kryen në 40 lokale me muzikë live, ku u identifikuan 285 persona, mes tyre 223 femra dhe 62 meshkuj. Nga ky total, 168 ishin shtetas të huaj dhe 155 prej tyre shtetase shqiptare. Në listën e shtetaseve të huaja u evidentuan gjithashtu nëntë gra nga Serbia, tri nga Maqedonia e Veriut dhe një nga Kolumbia. Për shkelje administrative, inspektorët mbyllën tetë lokale. Operacioni u shtri edhe...