Goditet call center-i mashtrues në Tiranë, 4 në pranga! Pronari shpallet në kërkim
Një call center nëpërmjet të cilit mashtroheshin shtetas të huaj me qëllim vjedhjen e shumave të mëdha të parave, është zbuluar në Tiranë, në rrugën e Kavajës. Nga operacioni policor, janë arrestuar 4 persona të kapur në flagrancë ndërsa një 23-vjeçare po procedohet në gjendje të lirë. Sakaq, në kërkim është shpallur pronari i këtij call center-i, 45-vjeçari me iniciale T. B. “Nga hetimet rezultoi se ambienti ishte në pronësi të shtetasit T. B., i cili, në bashkëpunim me shtetasit e mësipërm, e administronte atë me qëllim zhvillimin e kësaj veprimtarie të kundërligjshme. Në përfundim të veprimeve të para hetimore u vunë në pranga shtetasit E. Xh., 40 vjeç, G. N., 42 vjeç, E. D., 32 vjeç dhe E. H., 31 vjeç. Si dhe u...
Burimi:
javanews.al