Gleni zhvillon seancën e parë si trajner i Elbasanit
Pas largimit të Gvozdenoviç, AF Elbasani nga sot në duart e trajnerit të ri Glen Daja. Leja nga klubi i Dinamos i dha të drejtë djalit të Ilir Dajës të nisë aventuren si trajner i parë dhe një emër i madh si Elbasani ia dha këtë mundësi. Sot pasi klubi verdheblu e zyrtarizoi, Glen Daja ka zhvilluar sot seancën e parë stërvitore në krye të ekipit, duke nisur zyrtarisht punën me skuadrën për sfidat e radhës. Ai e mori ekipin me 7 pikë në 7-të ndeshje. Objektivi i Elbasanit mbetet zona e europës. Ndeshja debutuese e Dajës është ajo me Teutën të shtunën në “Niko Dovana”/Sportiim.al/ Post navigation
Burimi:
sportiim.al