“Gjyshi i saj një vrasës serial…”/ Berisha nuk i ndal sulmet ndaj Ballukut

“Gjyshi i saj një vrasës serial…”/ Berisha nuk i ndal sulmet ndaj Ballukut

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj akuzave të reja të SPAK ndaj deputetes dhe ministres Belinda Balluku, duke përdorur tone të ashpra ndaj saj. Në një deklaratë për mediat, Berisha e lidhi Ballukun me gjyshin e saj, Beqir Balluku, ish-figurë e lartë e regjimit komunist, të cilin ai e akuzoi për vrasjen e personave të pafajshëm. “Balluku është mbesa e vrasësit serial”, deklaroi Berisha, duke shtuar se, sipas tij, veprimet e sotme të ministres po tregojnë një ngjashmëri me figurën e gjyshit të saj. Berisha vijoi akuzat duke pretenduar se marrëdhënia politike mes Edi Ramës dhe Belinda Ballukut është kthyer në një raport ku, sipas tij, Balluku ka një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në qeverisje. “Kjo është qeveria sot, nuk...