Gjyqtari i lartë shkodran Sandër Simoni, zgjidhet anëtar i KLGJ, goglat dhe fati janë me të…
Ditën e sotme po zhvillohet mbledhja e përgjithshme e gjyqtarëve, për zgjedhjen e tre anëtarëve për Këshillin e Lartë Gjyqësor.Dy kandidaturat e propozuara nga Gjykata e Lartë, Sandër Simoni dhe Arbena Ahmeti, pas numërimit të votave, rezultuan në barazim me nga 179 vota secili. Ishte shorti me gogla që nxori fitues Sandër Simonin.Ndërkohë vijon zgjedhja e dy anëtarëve të tjerë të KLGJ-së, që janë propozuar nga gjykatat e shkallëve të tjera.Më 12 dhjetor 2026 përfundojnë mandatin e plotë pesëvjeçar tre anëtarë të KLGJ-së, një i zgjedhur nga radhët e gjyqtarëve të gjykatave të shkallës së parë, një nga gjykatat e apelit dhe një nga Gjykata e Lartë.Post navigation
Burimi:
sarandanews.com