Gjyqtarët ultimatum institucioneve: Pagat duhet të zhbllokohen, vendimi i Kushtetueses të zbatohet menjëherë
Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë ka reaguar për bllokimin e pagave të gjyqtarëve dhe administratës gjyqësore, duke kërkuar zgjidhje të menjëhershme të situatës. Gjyqtarët theksojnë se vendimi nr. 15/2026 i Gjykatës Kushtetuese është përfundimtar dhe i detyrueshëm për zbatim. Sipas tyre, asnjë organ administrativ, përfshirë Thesarin, nuk mund të pezullojë efektet e tij. Ata kërkojnë gjithashtu zbatimin e vendimit nr. 435, datë 26 gusht 2026, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, si dhe shlyerjen e menjëhershme të detyrimeve të prapambetura. Në deklaratë kërkohet që pagat e gjyqtarëve dhe administratës gjyqësore të zhbllokohen pa vonesë. Po ashtu, kërkohet miratimi i kuadrit të ri ligjor në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe nenin 138 të Kushtetutës. Gjyqtarët paralajmërojnë se, nëse institucionet përgjegjëse nuk...
Burimi:
kohajone.com