Gjyqtarët refuzojnë tryezën e Ramës: Ulemi pas vendimit të GJK! Kryeministria anulon takimin: Nis puna për hartimin e skemës së re

Gjyqtarët refuzojnë tryezën e Ramës: Ulemi pas vendimit të GJK! Kryeministria anulon takimin: Nis puna për hartimin e skemës së re

Edi Rama dhe Sokol Sadushi TIRANË-Me ftesë të kryeministrit Edi Rama sot ishte parashikuar të mbahej një tryezë konsultimi mbi pagat e magjistratëve, ku të pranishëm do të ishin drejtues të institucioneve të drejtësisë. Por ftesa e kreut të qeverisë është refuzuar nga Gjykata e Lartë dhe dy shoqata të gjyqtarëve. Sipas tyre për sa kohë ligji i ri është ankimuar në Gjykatën Kushtetuese, diskutimi për formulën e pagave duhet të presë vendimmarrjen e saj. Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, i është përgjigjur kryeministrisë duke rikujtuar qëndrimin e mbajtur prej tij në Mbledhjen e Përgjithshme të Gjyqtarëve. Sipas Sadushit, zhvillimi i ri institucional lidhet drejtpërdrejt me objektin e tryezës, pasi ligji i ri për pagat e magjistratëve i është nënshtruar kontrollit të Gjykatës Kushtetuese. “Besoj te...