Gjyqtarët kërkojnë pagat/ Gogu: Respektojmë Kushtetuesen, por edhe buxhetin

Gjyqtarët kërkojnë pagat/ Gogu: Respektojmë Kushtetuesen, por edhe buxhetin

Në të njëjtën kohë që 271 gjyqtarë u mblodhën në një mbledhje të jashtëzakonshme në Polin e Drejtësisë, duke kërkuar zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pagat, çështja u diskutua edhe në Komisionin Parlamentar të Ligjeve. Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, u pyet nga deputeti demokrat Saimir Korreshi lidhur me situatën e krijuar dhe mënyrën se si do të zgjidhet çështja e pagave të magjistratëve. Korreshi ngriti shqetësimin për mosmarrjen e pagave dhe iu referua edhe deklaratave të mëparshme të mazhorancës se çështja do të zgjidhej në Kuvend. Në përgjigjen e tij, Gogu tha se Kuvendi po ndjek procedurat e parashikuara në kalendarin parlamentar dhe se vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet të zbatohet. Sipas tij, çështja duhet të trajtohet duke mbajtur në konsideratë njëkohësisht...