Gjyqi ndaj Thaçit për pengim të drejtësisë hyn në fazën përfundimtare, sot nisin deklaratat në Hagë

Gjyqi ndaj Thaçit për pengim të drejtësisë hyn në fazën përfundimtare, sot nisin deklaratat në Hagë

Gjyqi ndaj Hashim Thaçit dhe katër të akuzuarve të tjerë për pengim të drejtësisë hyn sot në fazën e deklaratave përfundimtare në Hagë. Seanca nis në orën 09:30, ndërsa deklaratat përmbyllëse do të vazhdojnë edhe më 11 dhe 14 shtator. Çështja lidhet me atë që dyshohet se ka ndodhur gjatë kohës që Thaçi ndodhej në paraburgim. Sipas akuzës, nga korriku deri në nëntor 2023, ai u dha Bashkim Smakajt, Isni Kilajt dhe Fadil Fazliut informacione konfidenciale për dëshmitarë të Prokurorisë. Prokuroria pretendon se Thaçi, së bashku me ta dhe persona të tjerë që nuk janë të akuzuar në këtë çështje, tentoi të ndikonte në dëshmitë e disa dëshmitarëve. Në këtë dosje është edhe Hajredin Kuçi. Pretendohet se Thaçi u mor vesh me të që të...