Gjyqi i Veliajt shtyhet për më 13 tetor, GJKKO gjobit avokatët me 50 mijë lekë
Gjyqi ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj është shtyrë për më 13 tetor. Veliajt i janë pezulluar sërish afatet e paraburgimit, raporton gazetarja e Klan News Glidona Daci. Sakaq, avokatët e Veliajt janë gjobitur me 50 mijë lekë të rinj, pasi kanë vijuar me bojkotin, duke dalë kundër rregullores së GJKKO-së. Kujtojmë se kryebashkiaku i Tiranës ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit të vitit 2025, kur u arrestua me urdhër të SPAK. Prokuroria e Posaçme e akuzon për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë në disa raste dhe pastrim të produkteve të veprës penale. Në të njëjtën dosje janë nën hetim edhe persona të tjerë, mes tyre bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, si dhe biznesmenë. SPAK e përfundoi hetimin dhe e dërgoi...
Burimi:
javanews.al