Gjykata Speciale: Thaçi dha kontribut thelbësor në zbatimin e planit të përbashkët kriminal! Inkurajoi krimet ndaj kundërshtarëve
Trupi gjykues konstatoi se Hashim Thaçi dha një kontribut thelbësor në zbatimin e qëllimit të përbashkët kriminal. Sipas gjykatësit Charles Smith, Thaçi ishte anëtar kyç në zbatimin e këtij qëllimi. Ai dhe të akuzuarit e tjerë emëruan persona besnikë në pozita të ndryshme për të ruajtur kontrollin brenda UÇK-së gjatë gjithë periudhës përkatëse, shtoi Smith. Sipas tij, shumë prej këtyre personave kryen krime ose ishin në dijeni të kryerjes së tyre. “Thaçi dha kontribut të qenësishëm për zbatimin e këtij plani. Ishte anëtar kyç në formulimin dhe zbatimin e tij. Shumë prej personave besnikë që u emëruan kryen krime ose ishin në dijeni të kryerjes së krimeve në përputhje me qëllimin e përbashkët. Thaçi inkurajoi kryerjen e krimeve përmes publikimit të komunikatave dhe deklaratave politike,...
Burimi:
ntv.al