Gjykata rrëzon ndalimin/ Partitë arabe rikthehen në zgjedhjet e Izraelit
Gjykata e Lartë e Izraelit ka rrëzuar vendimin e Komitetit Qendror të Zgjedhjeve për përjashtimin nga gara të dy listave kryesore arabe, Ra’am dhe Lista e Përbashkët, duke u hapur rrugën pjesëmarrjes së tyre në zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit. Vendimi u mor njëzëri dhe vjen pak javë para votimit për Knessetin me 120 vende. Dy listat ishin përjashtuar më 23 shtator nga Komiteti Qendror i Zgjedhjeve, pas kërkesave të paraqitura nga forca politike të krahut të djathtë, përfshirë Likud-in e kryeministrit Benjamin Netanyahu. Argumentet kundër tyre lidhen me pretendime se nuk plotësojnë kriteret ligjore për pjesëmarrje në zgjedhje. Prokurorja e Përgjithshme e Izraelit kishte vlerësuar se provat ndaj dy listave nuk përmbushnin pragun e kërkuar për përjashtimin e tyre. Gjykata e Lartë arriti në...
Burimi:
ntv.al