Gjykata liron nga qelia 6 protestues të tjerë, njërin prej tyre e ndalon të qëndrojë në sheshe ku ka manifestime

Gjykata liron nga qelia 6 protestues të tjerë, njërin prej tyre e ndalon të qëndrojë në sheshe ku ka manifestime

Gjykata e Tiranës liron nga qelia 6 protestues të tjerë që ishin prej ditësh në arrest në burg.Avokatët kundërshtuan provat brenda afateve të 21 ditëve paraburgim.Ata u vendosën në masën detyrim paraqitje. Për njërin prej tyre, personin nën hetim M.L, Gjykata vendosi që të mos afrohet dhe të mos qëndrojë në një distancë më të vogël se 500 metra në ndërtesa të institucioneve publike, si dhe të ndalohet të qëndrojë në sheshe dhe mjedise publike ku zhvillohet çdo grumbullim, tubim apo manifestim publik brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, pa autorizimin paraprak të kësaj gjykate. Avokatët janë përfaqësuesit ligjorë të PD-së të cilët përfaqësojnë mbrojtjen ligjore të protestuesve.