Gjykata jep vendimin për Gjestin
Showbiz E Hënë, 7 Shtator 2026 16:20 Në seancën gjyqësore këtë të hënë, është marrë vendimi përfundimtar ndaj Gjestit. Gjatë seancës, mbrojtja e Gjestit ka kërkuar marrëveshje për pranimin e fajësisë, kërkesë kjo që është aprovuar nga Gjykata. Aktgjykimi u shpall të hënën nga gjykatësja Edita Çanta. Për veprën penale “Kanosje”, i akuzuari u dënua me 2 vjet burgim me kusht, i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse i pandehuri nuk kryen vepër penale brenda dy viteve pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit. Për veprën penale “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”, u dënua me 3 mijë euro gjobë. Ndërsa, për armëmbajtje pa leje, u dënua me 3 mijë euro gjobë. Ndaj Gjestit, Gjykata shpalli dënim unik me 2 vjet burgim me kusht dhe 6 mijë euro...
Burimi:
kohajone.com