Gjykata gjermane dënon me burg dy shqiptarët e kapur në plantacionin e kanabisit në Künzell

Gjykata gjermane dënon me burg dy shqiptarët e kapur në plantacionin e kanabisit në Künzell

Gjykata e Rrethit të Fuldas në Gjermani ka dënuar me nga dy vjet e tre muaj burg dy shtetas shqiptarë të mosshës 32-vjeçare, të cilët u arrestuan duke punuar në një plantacion ilegal kanabisi në zonën e Künzell-it. Të pandehurit pranuan gjatë procesit gjyqësor se kishin punuar si kopshtarë në ambientin e përshtatur për kultivim nga janari i këtij viti deri në prill 2026, kur u arrestuan nga policia. Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e biznesit të marrë me qira, forcat e rendit sekuestruan 703 bimë kanabisi dhe pajisje profesionale për rritjen e tyre. Gjatë seancës, mbrojtja e të pandehurve pretendoi se dy shqiptarët kishin pranuar punën për shkak të vështirësive të rënda financiare në vendlindje dhe se përfaqësonin vetëm hallkën më të ulët...