Gjykata e Tiranës liron nga burgu 22 protestues, 17 prej tyre arrestime të paligjshme
Gjykata e Tiranës ka shqyrtuar kërkesat e Prokurorisë për personat e arrestuar, të dyshuar për organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime të paligjshme, kundërshtim të punonjësve të policisë dhe shkatërrim të pronës. Ajo ka konstatuar të paligjshëm arrestimin në flagrancë të 17 personave të ndaluar gjatë protestës, duke urdhëruar lirimin e tyre dhe moscaktimin e masave të sigurisë. Ndërkohë, për disa persona të tjerë, pavarësisht se arrestimi është vlerësuar i ligjshëm ose i paligjshëm, është caktuar masa e sigurisë “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”. Në total Gjykata e Tiranës ka liruar nga burgu, 22 protestues që ishin pjesë e tubimeve që u shoqëruan me tensione. Njoftimi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka shqyrtuar kërkesat e Prokurorisë lidhur me personat...
Burimi:
gijotina.com