Gjykata e Tiranës liron 12 protestues, vijon shqyrtimi për 10 të tjerë

Gjykata e Tiranës liron 12 protestues, vijon shqyrtimi për 10 të tjerë

Gjykata ka vendosur lirimin nga qelia të 12 protestuesve të arrestuar në kuadër të protestave të zhvilluara ditët e fundit në Tiranë. Për 12 personat, arrestimi është vlerësuar i ligjshëm, por ndaj tyre është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje”, duke mos e konsideruar të nevojshme vijimin e qëndrimit në qeli. Ndërkohë, seanca gjyqësore për 10 protestues të tjerë është ende në zhvillim, ku pritet të shqyrtohen kërkesat për vlerësimin e arrestimit dhe caktimin e masave të sigurisë.