Gjykata e Lartë kundër projektligjit për pagat e magjistratëve: Kuvendi të mos e votojë!
Gjykata e Lartë ka reaguar ashpër ndaj mënyrës se si Komisioni për Çështjet Ligjore ka zhvilluar procedurën parlamentare për projektligjin që prek pagat, statusin dhe garancitë kushtetuese të magjistratëve. Në një deklaratë, Gjykata e cilëson procesin si shpërfillje të konsultimit institucional dhe kërkon që projektligji të mos kalojë për votim në seancën plenare të 17 shtatorit. Gjykata e Lartë shprehet se përfaqësuesit e gjyqësorit janë njoftuar më pak se dy orë përpara për t’u paraqitur në Komisionin për Çështjet Ligjore, por pavarësisht afatit të shkurtër kanë marrë pjesë në konsultim. Sipas Gjykatës së Lartë, përfaqësuesve të gjyqësorit nuk iu vunë në dispozicion të gjitha amendamentet që ndryshonin projektligjin, ndërsa mungoi edhe informacioni i plotë mbi opinionin financiar të Qeverisë. Gjykata argumenton se konsultimi institucional nuk...
Burimi:
javanews.al