Gjykata dënon tre meksikanë për vrasjen e dy vëllezërve australianë dhe mikut të tyre amerikan

Gjykata dënon tre meksikanë për vrasjen e dy vëllezërve australianë dhe mikut të tyre amerikan

Një gjykatë në Meksikë ka shpallur fajtorë tre burra meksikanë për vrasjen e dy vëllezërve australianë dhe mikut të tyre amerikan, të cilët u vranë në prill të vitit 2024, ndërsa po bënin kamping në një plazh të izoluar. Ngjarja shkaktoi zemërim të madh në Meksikë dhe reagime ndërkombëtare. Vendimi u shpall të premten në qytetin e Ensenadës, në shtetin e Baja California, në veriperëndim të Meksikës. Sipas një gazetari të agjencisë AFP, i pranishëm në seancë, gjyqtari theksoi se tre të pandehurit i kishin kryer vrasjet me paramendim. Vendimi përfundimtar për masën e dënimit pritet të shpallet më 16 tetor. Viktimat ishin vëllezërit australianë Jake dhe Colum Robinson, përkatësisht 30 dhe 33 vjeç, si dhe miku i tyre amerikan Carter Rhodes, 30 vjeç. Ata...