Gjuhët e flakëve vazhdojnë/ 7 vatra zjarri aktive në vend, vijon monitorimi në qarqet e prekura
Ministria e Mbrojtjes ka publikuar përditësimin e situatës së zjarreve në territorin e vendit, në orën 20:00. Gjatë ditës janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 7 mbeten aktive, 10 janë nën mbikëqyrje dhe 13 janë shuar plotësisht. Në operacionet për shuarjen dhe vënien nën kontroll të zjarreve janë angazhuar 404 forca operacionale vendore dhe lokale, si dhe 21 automjete zjarrfikëse. Forcat e Armatosura kanë mbështetur ndërhyrjet me 133 efektivë, 1 helikopter, 2 automjete zjarrfikëse, 1 dron, 13 mjete dhe 1 autoambulancë. Në Qarkun Tiranë vijon aktive vatra në Malin e Dajtit, ku gjatë ditës kanë operuar 25 zjarrfikës, 7 forca të ADZM-së dhe 52 efektivë të Forcave të Armatosura. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, nuk ka rrezik për zonat e banuara. Vatrat në Malin...
Burimi:
ntv.al