“Gjuetia” ndaj shqiptarëve, ambasadori Uran Ferizi ankesë zyrtare pranë Rregullatorit të Medias në Britani: Po paragjykohet një komunitet i tërë!

“Gjuetia” ndaj shqiptarëve, ambasadori Uran Ferizi ankesë zyrtare pranë Rregullatorit të Medias në Britani: Po paragjykohet një komunitet i tërë!

Ambasadori i Shqipërisë në Britaninë e Madhe, diplomati Uran Ferizi njoftohet se ka depozituar një ankesë zyrtare pranë Rregullatorit të Medias në Angli, në lidhje me një reportazh të medias së njohur “Sky News”. Sipas tij, reportazhi që ngre paragjykime mbi komunitetin shqiptar në Angli, është i njëanshëm dhe i papërgjegjshëm, ndaj diplomati ynë Uran Ferizi i është drejtuar fillimisht televizionit dhe më pas ka vënë në lëvizje Rregullatorin e medias. “Në vijim të reportazhit të njëanshëm dhe të papërgjegjshëm të Sky News, 6-7 gusht, mbi shqiptarët dhe komunikimit të zhvilluar me drejtuesit e këtij kanali, sot Ambasada e Shqipërisë në Londër depozitoi një ankesë zyrtare pranë Ofcom, autoritetit rregullator britanik të medias. Ankesa ngre shqetësime serioze për pasaktësi, mungesë konteksti dhe përgjithësime të pajustifikuara,...