“Gjoba, arma e fundit!”, Rama paralajmëron inspektorët: Jo ‘shpatë’ shantazhi, asnjë kontroll pa paralajmëruar! Iinspektorët me kamera trupi
Kryeministri Edi Rama paralajmëron inspektorët që të ushtrojnë detyrën dhe jo të gjobisin biznese apo t’i shantazhojnë ato, në kundërshtim me ligjin. Në një takim me ministren Delina Ibrahimaj dhe kryeinspektorin Dashnor Sula, kreu i qeverisë theksoi se gjoba është arma e fundit që duhet të aplikojë inspektori në terren, dhe jo të vendosë ‘shpata’ shantazhi mbi qafën e sipërmarrësve. Ai shtoi mes të tjerash se nuk duhet të ketë asnjë kontroll pa paralajmërim. Mes të tjerash Rama tha se qëllimi i qeverisë nuk duhet të jetë që të kapë subjektet në gabim, por t’i ndihmojë ato në zbatimin e ligjit. Nëpërmjet një reagimi në rrjetin social, kryeministri jep edhe shpjegimet me video-postim për rastin në fjalë. Rama tha se: “Kontrollet e inspektimeve duhet të...
Burimi:
javanews.al