GJKKO rrëzon kërkesën e Metës për të dalë nga kafazi i xhamit, Kryemadhi: 90% e mesazheve janë nxjerrë jashtë kontekstit

GJKKO rrëzon kërkesën e Metës për të dalë nga kafazi i xhamit, Kryemadhi: 90% e mesazheve janë nxjerrë jashtë kontekstit

Në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet seanca e radhës gjyqësore ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, ku kjo e fundit vijon me parashtrimet e saj lidhur me akuzat e ngritura nga Prokuroria e Posaçme. Në seancën e kësaj të enjteje, Ilir Meta paraqiti tri kërkesa përpara trupit gjykues. Ai kërkoi lejimin e regjistrimit dhe transmetimit të drejtpërdrejtë të seancave gjyqësore, daljen nga kafazi i xhamit gjatë zhvillimit të procesit, si dhe trajtimin e çështjes së survejimit me kamera gjatë takimeve me avokatët në paraburgim. Sa i përket kërkesës së fundit, avokati i Metës pretendoi se takimet në ambientet e paraburgimit monitorohen nga kamera që regjistrojnë komunikimet. Për këtë çështje, trupi gjykues bëri me dije se kërkesa do t’i përcillet Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për...