GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës, lihet në paraburgim! S’lejohet të dalë as nga kafazi i qelqtë në këtë gjykatë

GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës, lihet në paraburgim! S’lejohet të dalë as nga kafazi i qelqtë në këtë gjykatë

GJKKO nuk ka pranuar të ndryshojë masën e sigurisë për presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Ai do të vijojë të qëndrojë nën masën e ‘arrestit me burg’ Ndryshe nga Apeli i GJKKO-së, GJKKO nuk ka pranuar kërkesën e Metës që gjatë procesit gjyqësor të qëndrojë jashtë kafazit të qelqtë përkrah avokatit të tij. Meta ndodhet në paraburgim prej tetorit 2024. Partia e Lirisë ka denoncuar 'persekutimin politik' që po i bëhet presidentit të tyre me urdhër të kryeministrit Edi Rama.  Gazetari i Syrit, Fatjon Gjinaj informon detaje nga seanca sot. Pati debat gjyqësor për rreth 2 orë e 30 minuta prej orës 10 të mëngjesit dhe deri tani, por përkundër pretendimeve të avokatëve se nuk ekzistojnë kushtet për ta mbajtur zotin Meta në paraburgim...