“GJK dhe Qeveria e thanë qartë”, Ndreca: Veliaj kërkon zgjidhje për Bashkinë, është i shqetësuar për Tiranën

“GJK dhe Qeveria e thanë qartë”, Ndreca: Veliaj kërkon zgjidhje për Bashkinë, është i shqetësuar për Tiranën

Firma e hedhur nga Erion Veliaj duke shkarkuar nga detyra Anuela Ristanin ngriti disa pikëyetje. Si do ta ushtrojë Veliaj mandatin nga paraburgimi dhe më kryesorja si do të drejtohet Tirana? Pas ditësh debati për drejtimin e Bashkisë së Tiranës, nga pala e Erion Veliajt vjen një qëndrim i prerë: kryetari i bashkisë synon të ushtrojë kompetencat e tij edhe nga paraburgimi. Avokati i Veliajt Plarent Ndreca thotë se revokimi i kompetencave të Anuela Ristanit nuk krijon vakancë në drejtimin e bashkisë. Sipas tij, kompetencat i janë rikthyer Erion Veliajt, i cili vijon të jetë ligjërisht kryetar i Tiranës. “Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar se Erion Veliaj është Kryetari legjitim i Tiranës dhe ka kërkuar që, në vlerësimin e masës së sigurimit, të merret në konsideratë...