GJIROKASTËR/ Shpërthen në ecje automjeti tip Benz, përfundon në mes të trafikndarëses, dy të plagosur rëndë
GJIROKASTËR-Një automjet tip “Benz” ka shpërthyer në ecje në lagjen “18 Shtatori” në Gjirokastër, duke përfunduar në mes të trafikndarëses. Nga ngjarja kanë mbetur të plagosur rëndë dy persona, shtetasit Rigers Mela dhe Beqir Devolli, ky i fundit drejtuesi i automjetit. Të dy të plagosurit ndodhen në reanimacion, në gjendje të rëndë shëndetësore. Dyshohet paraprakisht se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga vendosja e një sasie lënde plasëse në automjet. Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet zbardhja e plotë e saj nga grupi hetimor. Njoftimi i policisë: Dy persona kanë mbetur të dëmtuar pas shpërthimit të një automjeti tip “Benz”, mbrëmjen e sotme, në bulevardin “18 Shtatori” në Gjirokastër. Sipas informacionit paraprak të policisë, ngjarja është regjistruar rreth orës 22:00, ndërsa automjeti,...
Burimi:
zeri.ai