Gjin Aladro Kastrioti, pretendenti apo patrioti? Dritëhijet e spanjollit që kërkoi fronin shqiptar
Dokumente dhe objekte personale të Gjin Aladro Kastriotit, me origjinë spanjolle dhe i njohur në qarqet shqiptare dhe evropiane për pretendimin e tij për fronin shqiptar, në një periudhë kur çështja e pavarësisë dhe e organizimit të shtetit shqiptar ishte në qendër të zhvillimeve politike e diplomatike, janë ekspozuar në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë. Duke u ndalur të rëndësia e dokumentit, drejtoresha Majlinda Toçi foli për ekspozitën historike-dokumentare “Gjin Aladro Kastrioti: Pretendenti apo patrioti?” “Një figurë ku ndërthuren pretendime dinastike, ambiciet politike, diplomacia, dhe mbështetja e aspiratave kombëtare shqiptare. Sot nuk jemi këtu për të dhënë një përgjigje përfundimtare, jemi këtu për ti dhënë fjalën dokumentit, burimit historik dhe dëshmisë së kohës”, tha Toçi. Ekspozita synon të nxisë një vështrim historik dhe kritik mbi një...
Burimi:
kultplus.com