GJIGANTI AMERIKAN I GAZIT NE SHQIPËRI/ Projekti do ta kthejë vendin në portë energjetike të Ballkanit

GJIGANTI AMERIKAN I GAZIT NE SHQIPËRI/ Projekti do ta kthejë vendin në portë energjetike të Ballkanit

Shqipëria mund të kthehet në një pikë të rëndësishme hyrëse të gazit amerikan për Ballkanin Perëndimor dhe Europën Juglindore. Qeveria shqiptare dhe kompania amerikane Argent LNG kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për të vlerësuar zhvillimin e një terminali tokësor për magazinimin dhe rigazifikimin e gazit natyror të lëngshëm, LNG, në bregdetin shqiptar. Sipas Reuters, terminali i propozuar parashikohet të ketë kapacitet deri në 5 milionë ton LNG në vit. Në këtë fazë bëhet fjalë për një memorandum jo-detyrues, pra ende nuk kemi një kontratë përfundimtare ndërtimi apo financimi. Projekti synon ta pozicionojë Shqipërinë jo vetëm si konsumatore, por kryesisht si një portë energjetike rajonale, nga ku gazi i lëngshëm i ardhur nga SHBA mund të shpërndahet drejt vendeve të tjera të Ballkanit dhe Europës Juglindore....