Gjermania i hap derën Shqipërisë në BE, por vendos kushtin

Gjermania i hap derën Shqipërisë në BE, por vendos kushtin

Gjermania mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, por thekson se ritmi i negociatave do të varet nga zbatimi i reformave. Në një intervistë për Deutsche Welle, ambasadori gjerman në Tiranë, Karl Bergner, vlerëson përparimin e bërë deri tani, por nënvizon se forcimi i shtetit të së drejtës, lufta kundër korrupsionit dhe miratimi i reformave të rëndësishme mbeten vendimtare për rrugën e vendit drejt BE-së. Intervista e plotë DW: Zoti Ambasador, si do t’i përshkruanit marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë dhe Gjermanisë? Karl Bergner: Shqipëria dhe Gjermania bashkëpunojnë ngushtë në fusha të ndryshme politike, përfshirë politikën e jashtme dhe sigurinë. Si vende evropiane dhe partnere në NATO, përballemi me të njëjtat sfida që burojnë nga ndryshimet në rendin botëror dhe nga kërcënimi që paraqet lufta e agresionit të Rusisë...