Gjermania do të dërgojë raketa “Patriot” në Ukrainë, Pistorius: Rusia s’do ketë sukses! Duhet mburojë ajrore kundër sulmeve të tyre
Gjermania do të dërgojë urgjentisht në Ukrainë raketa interceptuese “Patriot”, ndërsa Kievi përballet me një valë sulmesh ruse, bëri të ditur sot ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, gjatë një videokonference të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës. Pistorius deklaroi se përpjekjet e Rusisë për intimidim dhe sulmet hibride nuk do të kenë sukses ndaj Ukrainës, Gjermanisë apo vendeve të tjera partnere. Sipas tij, sjellja e Moskës po forcon vendosmërinë e vendeve evropiane për të mbrojtur paqen dhe lirinë në Evropë. Ministri gjerman tha se ka vendosur të dërgojë në Ukrainë raketa interceptuese “PAC-2 Patriot” nga rezervat e vetë Gjermanisë. Berlini do të rrisë gjithashtu furnizimet me raketa ajër-ajër, në përpjekje për të forcuar aftësinë e Ukrainës për të mbrojtur hapësirën e saj ajrore....
Burimi:
javanews.al