GJERMANI/ Gjenerata Z ngrihet kundër kancelarit Merz

GJERMANI/ Gjenerata Z ngrihet kundër kancelarit Merz

Gjermania po përgatitet për një valë protestash të të rinjve kundër politikave të qeverisë së kancelarit Friedrich Merz. Më 31 tetor, mijëra nxënës, studentë dhe të rinj profesionistë pritet të dalin në rrugët e qyteteve kryesore gjermane, duke kundërshtuar shkurtimet e shpenzimeve sociale, rritjen e kostos së jetesës dhe planet për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Në krye të mobilizimit qëndron lëvizja e re “Gen Z Regelt” (Gjenerata Z merr situatën në dorë), e cila ka publikuar sot një letër të hapur drejtuar kancelarit Merz, duke e akuzuar qeverinë se po shpërfill shqetësimet e brezit të ri dhe po rrezikon të ardhmen e tij. “Nuk mund të rrimë më duarkryq duke parë se si ju e vini në lojë të ardhmen tonë. Politikat tuaja...