Gjendet një trup i dekompozuar në Mamurras, dyshohet se i përket një turisti francez
Një trup i pajetë, në gjendje të dekompozuar, është gjetur në vendin e quajtur “Përroi i Zall Frashër”, në fshatin Zhejë të Njësisë Administrative Mamurras. Sipas veprimeve paraprake të grupit hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, dyshohet se trupi i përket një qytetari francez, G. P., 61 vjeç, i cili ka qenë vizitor në këtë zonë. Nga të dhënat paraprake dyshohet se 61-vjeçari mund të ketë humbur jetën për shkaqe natyrale. Megjithatë, grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes. Njoftimi i Policisë: Në vendin e quajtur “Përroi i Zall Frashër”, fshati Zhejë, Njësia Administrative Mamurras, është konstatuar një trup i pajetë, i dekompozuar. Nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë,...
Burimi:
javanews.al