Gjendet një person i pajetë në Shkozet të Durrësit, përballë Gjykatës së Apelit

Gjendet një person i pajetë në Shkozet të Durrësit, përballë Gjykatës së Apelit

Një 38-vjeçar është gjetur i pajetë  mëngjesin e sotëm në Durrës. Trupi i tij u gjet në afërsi të Gjykatës Civile në Shkozet, ish-godina e Apelit. Sipas policisë, viktima është identifikuar si shtetasi E. G. 38 vjeç, banues në Plazh, i cili paraprakisht thuhet se vuante nga një sëmundje kronike. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor për veprimet procedurale ndërsa ekspertiza mjeko-ligjore do të përcaktojë shkakun e vdekjes.