No Image Available

Gjendet i pajetë studenti, familja e kërkonte prej 20 ditësh, identifikohet nga tatuazhi në gjoks

Një mesazh i shkurtër dhe shqetësues ishte kontakti i fundit i Ferdinand Nokajt me familjen, vetëm pak orë pasi 25-vjeçari shqiptar kishte treguar se ishte sulmuar nga disa persona në Rovereto të Italisë. “Si je?”, e pyeti vëllai në orën 19:16 të 30 gushtit. “Ende gjallë”, ishte përgjigjja e Ferdinandit. Pas atij momenti, telefoni i tij heshti dhe familja nuk arriti të komunikonte më me të. I riu, i lindur në Fano dhe me familjen banuese në Colli al Metauro, prej pesë vitesh jetonte në Rovereto, ku studionte psikologji. Zhdukja e tij u denoncua të nesërmen nga vëllai, ndërsa kërkimet vijuan për javë të tëra. Vetëm pesë ditë pas zhdukjes, më 5 shtator, në brigjet e lumit Adige, në Grumo të komunës San Michele all’Adige,...