Gjendet e djegur makina e dytë e përdorur nga bashkëpunëtorët e Gentian Çipit pas arratisjes në Greqi, zbulohet pista e re

Gjendet e djegur makina e dytë e përdorur nga bashkëpunëtorët e Gentian Çipit pas arratisjes në Greqi, zbulohet pista e re

Një makinë e djegur u gjet mëngjesin e së shtunës në zonën e Volvës, rreth një orë larg Serresit në Greqi, dhe dyshohet se është automjeti i dytë i përdorur nga bashkëpunëtorët e të burgosurit shqiptar, Gentian Cipi, i cili u arratis mbrëmjen e djeshme nga spitali i Serresit. Mjeti u pikas nga një kalimtar në orët e para të mëngjesit. Ai njoftoi zjarrfikësit, të cilët bënë të mundur shuarjen e flakëve. Vendndodhja e tij konsiderohet kritike për hetimin, pasi mund t’u ofrojë autoriteteve informacion në lidhje me rrugën që ndoqën autorët e krimit pas arratisjes së tyre. Më herët, një “Nissan Navara” u gjet i braktisur pranë spitalit. Brenda tij, autoritetet gjetën një kallashnikov, një bidon me benzinë dhe targa. NGJARJA 41-vjeçari shqiptar u...