Gjashtë xhudistë përfaqësojnë Kosovën në Grand Prix Zagreb 2026
12 November, 2026 - 12:30 Kosova do të marrë pjesë me gjashtë xhudistë në garën ndërkombëtare të xhudos, Grand Prix Zagreb 2026, e cila do të zhvillohet nga 13 deri më 15 nëntor në Zagreb të Kroacisë. Ekipin përfaqësues të Kosovës do ta përbëjnë Erza Muminoviq, në kategorinë deri në 48 kilogramë, Fatjona Kasapi (-52 kg), Flaka Loxha (-57 kg), Akil Gjakova (-73 kg), Dardan Cena (-73 kg) dhe Luke Davies (-81 kg). Ekipi kosovar do të udhëhiqet nga trajnerët Fatos Tabaku dhe Kushtrim Gashi, ndërsa garuesit do të synojnë rezultate sa më të mira në këtë aktivitet të rëndësishëm të kalendarit ndërkombëtar të xhudos. Ndeshjet e garës do të mund të ndiqen drejtpërdrejt përmes platformës JudoTV./KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com