Gjashtë vite nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së, Veteranët aksion përpara godinës së BE-së në Prishtinë!

Gjashtë vite nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së, Veteranët aksion përpara godinës së BE-së në Prishtinë!

Gjashtë vite nga arrestimi i katër ish-krerëve të UÇK-së, Organizata e Veteranëve të Luftës ka organizuar një aksion simbolik përpara zyrave të Bashkimit Evropian në Prishtinë. Në godinën e BE-së janë vendosur mbishkrimet: “Serbia na masakroi popullin, Gjykata Speciale na masakroi të vërtetën!” dhe “Evropë, u bënë 6 vjet që po e tradhton besimin e Kosovës në drejtësinë tënde!” Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka thënë se e kanë bërë këtë aksion për të shprehur mllefin dhe pakënaqësinë që kanë ndaj Gjykatës Speciale, të cilën ai e ka quajtur të padrejtë. Veteranët kanë theksuar edhe njëherë se gjatë procesit nuk është faktuar asgjë për të cilën janë akuzuar krerët e UÇK-së. Ata i janë drejtuar edhe Asociacionit të Komunave të Kosovës me kërkesën që kryetarët...