Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

Gjashtë shqiptarë garuan në zgjedhjet e mesmandatit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për përfaqësimin e komunitetit shqiptar në politikën amerikane dhe rolin e shtetit shqiptar në këtë drejtim foli profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Medlir Mema, në emisionin “Real Story” në ABC News. Mema u shpreh se një nga sfidat kryesore lidhet me përzgjedhjen e kandidatëve, të cilët duhet të kenë aftësi drejtuese dhe të gëzojnë mbështetjen e komunitetit shqiptar. Sipas tij, organizimi duhet të nisë pikërisht nga brenda Diasporës, ndërsa mungesa e një strategjie afatgjatë ka penguar rritjen e përfaqësimit politik të shqiptarëve në SHBA. Ai theksoi gjithashtu se një rol më aktiv duhet të ketë edhe shteti shqiptar, përmes ambasadave dhe konsullatave, duke respektuar kuadrin ligjor të SHBA-së. “Çështja me shqiptarët , kemi...